Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Edi Rama: Ja pse nuk janë rritur pensionet!

Edi Rama: Ja pse nuk janë rritur pensionet!

Kryeministri Edi Rama foli sot me pensionistët në Durrës, në kuadër të një turi në të gjithë Shqipërinë. Në bisedë me pensionistët kreu i qeverisë tha se rritja e pensioneve është një proces më kompleks se sa rritja e pagave, pasi paratë e pensioneve mbështeten në kontributet që bëjnë punonjësit sot.

“E vetmja kategori që nuk ka përfituar nga rritja është kategoria e pensionistëve, për të cilët ne i kemi bërë shumë gjëra, por akoma nuk e kemi bërë atë gjë që ju e prisni dhe që ne e kemi objektiv qysh ditën e parë që jemi ulur në qeveri. Po pse na është dashur 10 viteve që të bëjmë këtë bisedë? Sepse rritja e pensioneve nuk është si rritja e pagave.

Pagat rriten në bazë të taksave, pensionet në bazë të kontributeve. Sot secili prej jush merr nga fondi i atyre që sot janë në punë dhe derdhin një sasi të caktuar në sigurime shoqërore. Ky fond është i pamjaftueshëm. Ndryshe nga pagat, pensionet janë investimi sot për 15, 20, 30, 40 vjet i kujtdo që është në punë. Në fillimet e këtij procesi të demokratizimit kemi pasur një katastrofë të infrastrukturës së prodhimit dhe kemi pasur një dalje masive në një moshë shumë të re. Kjo ka rritur edhe numrin e pensionistëve, duke bërë që kontribuesit të vendosen në raport jo të drejtë me pensionistët”, tha Rama./L.F-dritare.net