Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Edi Rama: Brenda mandatit të katërt, Shqipëria e pavarur energjetikisht  

Edi Rama: Brenda mandatit të katërt, Shqipëria e pavarur

Sektori energjetik në Shqipëri sipas kryeministrit Edi Rama ka pësuar një transformim rrënjësor. Përmes një postimi në facebook kreu i qeverisë thotë se në 2013 Shqipëria ishte vrimë e zezë në mes të Europës me vjedhjet e humbjet katastrofike të energjisë ndërsa sot Shqipëria është një prej prodhuesve më të mëdhenj të energjisë diellore në rajon.

“Me këtë videokartolinë të transformimit epokal në sektorin energjitik prej vitit 2013, kur Shqipëria ishte vrimë e zezë në mes të Europës me vjedhjet e humbjet katastrofike të energjisë, radhët e gjata të gjysmës së popullit për të paguar faturat edhe për gjysmën që s’paguante, lëvizjet skandaloze të çmimit e zhurmat e gjeneratorëve nëpër rrugë, e deri sot kur jemi prodhuesit më të mëdhenj të energjisë diellore në rajon, kemi shërbime të digjitalizuara e një volum investimesh në vazhdim që do të na japin pavarësinë e plotë energjetike brenda mandatit të katërt, ndërkohë që kemi vendosur uljen e parë në 35 vjet të çmimit për konsumatorët familjarë, nga e cila përfitojnë mbi 1 milionë abonentë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Edi Rama në facebook. /L.F-dritare.net