
Edhe Italia shënon numrin më të lartë të infektimeve që nga nisja e pandemisë!
E Diel 25 Tetor 2020, 18:06
Dritare.net
E diela në Itali ka qenë dita me më shumë infektime që nga nisja e pandemisë.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, 21,273 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit. Nga ana tjetër, numri i viktimave ka rënë: 128 në 24 orët e fundit (dje ishin 151), duke e çuar totalin në 37,338
Në Itali deri më tani janë shënuar 525,782 raste me koronavirus, me 37,338 të vdekur, dhe 222,241 raste aktive sot./ I.M-Dritare.net

















