
Një 12 vjeçare humb jetën në spitalin e Durrësit!
Dritare.net
Një 12-vjeçare ka ndërruar jetë sot në spitalin e Durrësit, pas një gjendjeje të rënduar shëndetësore.
Sipas burimeve nga bluzat e bardha, mësohet se e mitura ishte intubuar për shkak të komplikacioneve të rënda shëndetësore dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk ja kanë dalë ta shpëtojnë.
Ndërkohë që koha nuk ka premtuar as për ta transportuar për mjekim të specializuar drejt Tiranës.
Dyshohet se ka qenë hemoragjia cerebrale ajo që i ka shkaktuar dhe humbjen e jetës 12-vjeçares.
Ky nuk është rasti i vetëm kujtojmë që më datë 8 janar 2025 ka ndërruar jetë në Pediatrinë e QSUT-s Leo Sadiku, 12-vjeçari nga fshati Pocestë i Maliqit. I mituri ishte transportuar një ditë më parë në gjendje të rëndë nga Spitali i Korçës drejt Pediatrisë së QSUT me tension të lartë, glicemi të lartë, të vjella dhe temperaturë. 12-vjeçari u nda nga jeta si pasojë e miokardit akut./E.P-dritare.net
Lexo edhe:

















