Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

E sëmurë me virus por Ademi i përgjigjet Këshillit për padinë: Nuk kam kuptuar asgjë nga pretendimet tuaja

E sëmurë me virus por Ademi i përgjigjet Këshillit për

Këshilli Bashkiak i Shkodrës, ka paditur një ditë më parë kryetaren Voltana Ademi.

Padia është bërë për zëvendësimin dhe emërimin e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të KF Vllaznia.

Në lidhje me këtë padi, ka reaguar sot, Voltana Ademi e cila është pozitive me koronavirus.

“Nuk jam njohur me projekt vendimet. E kam dëgjuar për herë të parë përmes televizionit. Jam e qetë në ushtrimin e detyrës time me korrektesë. Nga paraqitja në seancën e këshillit, teknikisht asgjë nuk kuptova nga pretendimet. Do ta lexoj me vëmendje dhe do të hedh dritë me profesionalizëm për çdo paqartësi në aplikim të ligjit nëse kanë.

Meqënëse ka interes nga mediat, po ju dërgoj vendimet e të gjithë kryetarëve të Bashkive Vlorë, Kamëz, Lushnjë, etj. Ata, me tagrin që u jep ligji, kanë ushtruar detyrën sikurse ligji parashikon. Nuk besoj se Shkodra për faktin e të qenurit në opozitë bën ndonjë përjashtim”,- shprehet Ademi./ I.M-Dritare.net