
E rëndë/ Ngordhin më shumë se 360 elefantë në Botsvana, shkaqet misterioze!
E Enjte 2 Korrik 2020, 17:05
Dritare.net
Më shumë se 360 elefantë kanë ngordhur në rrethana misterioze në Botsvana në tre muajt e fundit, sipas konservatorëve lokalë.
Disa trupa të pajetë u gjetën të grumbulluar rreth ujëvarave. Elefantët që ishin gjallë, që shiheshin aty pranë dukeshin fizikisht të dobët. Speciet e tjera në zonë nuk dukej se ishin prekur nga kjo gjë që goditi elefantët.
Qeveria e Botsvanës po teston mostra nga elefantët e ngordhur, por ende nuk është përcaktuar shkaku i ngordhjes./K.C/dritare.net

















