Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

E rëndë në Tiranë/ Vdes 29-vjeçari me Covid pasi hidhet nga kati i 3 i spitalit

E rëndë në Tiranë/ Vdes 29-vjeçari me Covid pasi

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Spitalin Shefqet Ndroqi, spital ky i kthyer në spital Covid.

Policia njofton se një 29-vjeçar është hedhur nga kati i tretë ku edhe ka ndërruar jetë menjëherë.

Ende nuk dihen shkaqet që e kanë shtyrë të riun të ndërmarrë këtë hap ekstrem, por ai ka qenë me koronavirus, pasi ndodhej në spitalin ku trajtohen vetëm personat me Covid.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 13.08.2020, rreth orës 04:30 të mëngjesit, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3 i një spitali shtetasi XH.K., 29 vjeç, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ I.M-Dritare.net