Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

E rëndë në Maliq, dyshohet për një polic të vrarë dhe një të plagosur gjatë një operacioni

E rëndë në Maliq, dyshohet për një polic të

Një ngjarje e rëndë është raportuar në zonën e Lozhanit, në Maliq, ku sipas informacioneve paraprake, gjatë një operacioni policor një person dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj efektivëve të policisë.

Dyshohet se nga të shtënat ka humbur jetën një punonjës policie, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur. Po ashtu, raportohet se i plagosur ka mbetur edhe autori i dyshuar i ngjarjes.

Rrethanat dhe shkaqet e incidentit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Hetimet vijojnë./L.F-dritare.net