Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

E premtja e zezë/ 6,430 viktima në botë, gati 290 mijë raste të reja!

E premtja e zezë/ 6,430 viktima në botë, gati 290 mijë raste

E premtja ka qenë një ditë e rëndë për botën, pasi pandemia e koronavirusit ka marrë më shumë se 6430 jetë njerëzish.

Sipas të dhënave, vetëm të premten janë regjistruar 289,414 raste të reja me Covid-19.

1,462 vdekje janë shënuar në SHBA, 1,191 në Brazil, 765 në Indi dhe 639 në Meksiko.

Deri më tani në botë ka 17,778,646 raste të konfrimuara me koronavirus, nga këto 683,389 persona kanë humbur jetën dhe 11,177,132 janë shëruar.

Janë aktualisht me koronavirus 5,918,125 persona, nga këto 65,604 janë në gjendje kritike për jetën./ I.M-Dritare.net