
Zamira Durda përplaset me Mediun në gjyq: Vrasës!
E Mërkurë 15 Maj 2024, 11:11
Dritare.net

Seanca për Gërdecin sot në GJKKO është mbajtur mes tensioneve, ku familjarët e familjes Durda, kanë akuzuar ish-ministrin Mediun si vrasës.
“Vrasës, e kanë fajin prokurorët që nuk të arrestojnë e nuk ngrënë akuzë për vrasje”, i është drejtuar Zamira Durda, ish-ministrit të Mbrojtjes.
Ndërkohë Fatmir Mediu i është kundërpërgjigjur: “Ja ku i ke prokurorët , kërkojua ta bëjnë mos ma kërko mua”./M.K-dritare.net

















