Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

E plotë! Si u hodh nga kati i 7-të, 14 vjeçarja shqiptare nga u dashuri abuzues në Itali!

E plotë! Si u hodh nga kati i 7-të, 14 vjeçarja shqiptare nga u

Është arrestuar autori i vrasjes së 14 vjeçares shqiptare të quajtur Aurora, e cila u hodh nga tarraca e pallatit në kat të shtatë, nga i dashuri 15-vjeçar. Ngjarja ndodhi mëngjesin e 25 tetorit në rrugën IV Novembre, Piacenza.

I dashuri po ashtu me origjinë shqiptare ishte personi më të cilin thuhet se 14-vjeçarja kaloi momentet e fundit para se binte nga kati i 7-të. Familjarët e viktimës kanë deklaruar se Aurora dhe 15 vjeçari kanë pasur një marrëdhënie të dhunshme, me kërcënime dhe poshtërime. Ata pretendojnë se i dashuri e dhunonte aq shumë saqë e mitura ishte detyruar të vizitohej tek një gjinekolog për hemorragji.

Motra e viktimës shkroi në rrjetet sociale: "djali e rrahu, e tërhoqi zvarrë në katin e shtatë dhe e hodhi poshtë. Më pas ai shkoi në lokal, lau duart dhe thirri 118 duke thënë se ajo kishte kryer vetëvrasje. Aurora kishte frikë prej tij dhe për këtë arsye donte ta linte. I thashë policisë se pak kohë më parë vajza ime kishte denoncuar në shërbimet sociale sjelljen e të dashurit të saj. Qëndrime obsesive dhe xheloze, por vajza kishte vështirësi që ta linte këtë lidhje”.

Grupi hetimor po merr në pyetje adoleshentin për të kuptuar rrethanat e plota të këtij krimi të rëndë./M.K-dritare.net