E jashtëzakonshme. Çmenduria e merkatos/ Juventus i ofron Ronaldon, Barcelonës
Dritare.net
A e keni imagjinuar ndonjëherë Cristiano Ronaldon duke luajtur krah Leo Messit?
E vështirë të besohet, por kjo mund të bëhet realitet. Sipas raportimit të gazetarit spanjoll Guillem Balague, Cristiano Ronaldo i është ofruar Barcelonës.
Sipas gazetarit Balague, pandemia e ka goditur fort financiarisht Juventus dhe shitja e Ronaldos do të përmirësonte bilancin financiar, pasi paga e tij tek bardhezinjët është 30 milionë euro.
Ai gjithashtu zbulon se menaxheri i Ronaldos, Jorge Mendes, ka marrë sinjalin se Ronados i duhet të largohet dhe ka nisur bisedimet me klubet e tjera.
Mendes i ka propozuar Barcelonës, pasi është një klub i madh dhe mund të arrijë të përballojë blerjen e portugezit, por edhe bashkimi i Messit me Ronaldon në një skuadër do të ishte fenomenale.
Ronaldos i kanë mbetur edhe dy vjet kontratë me Juventus dhe portugezi nuk ka bërë asnjë deklaratë rreth largimit të tij nga Italia.
Megjithatë gazetari spanjoll për BBC ka zbuluar se edhe MLS mund të jetë destinacioni i ardhshëm i portugezit./ R.P-Dritare.net