E ftuara në BBC, harron lodrën e seksít në sfond gjatë intervistës live!
Dritare.net
Yvette Amos ishte e ftuar të martën, me 26 janar në televizionin e famshëm, BBC Wales për të folur rreth papunësisë gjatë pandemísë. Por teleshikuesit nuk e patën aspak vëmendjen tek ajo se çfarë u tha, por diku tjetër. Ndërkohë që e ftuara po jepte intervistën në shtëpinë e saj, në raftin e librave në sfond dallohej një lodër seksí. Kjo ra shumë në sy dhe videot dhe fotot nga intervista bënë xhiron e botës.
"Të gjithë e kemi nga një lodër seksí në raftin tonë të librave apo jo?" bënin shaka njerëzit në Twitter.
"Sfondi më i mirë për intervista i të gjitha kohërave. Gjithmonë kujdesuni t'i kontrolloni raftet tuaj përpara se të dilni në transmetim të drejtpërdrejtë në një intervistë," shkroi një gazetar në Twitter. E qëllimshme apo jo, kjo nuk dihet./S.F.-dritare.net