Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

E frikshme në Pogradec/ Nëna vdes në shtëpi, vajza e sëmurë disa ditë pa ushqim

E frikshme në Pogradec/ Nëna vdes në shtëpi, vajza e

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Pogradec.

Policia njofton se të premten, rreth orës 22:20, në lagjen nr. 3, në banesë, është gjetur pa shenja dhune, trupi i pajetë i shtetases M. M., rreth 45 vjeçe, e cila dyshohet të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale disa ditë më parë.

Viktima në banesë, jetonte me vajzën e saj shtetasen J. M., 9 vjeçe, e cila vuan nga paaftësi fizike dhe aktualisht ndodhet në Pediatri nën kujdesin mjekësor, ndërsa që nga vdekja e nënës së saj ajo nuk ka konsumuar ushqim.

Trupi i shtetases M. M., është dërguar në morgun e Spitalit dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes. / I.M-Dritare.net