Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

E diela e protestës/ Qindra të arrestuar në Bjellorusi, Macron: Lukashenko të largohet nga pushteti!

E diela e protestës/ Qindra të arrestuar në Bjellorusi, Macron:

Që nga zgjedhjet e 9 gushtit në Bjellorusi nuk ka më qetësi.

Çdo të diel atje mbahen protesta masive kundër Presidentit Aleksandër Lukashenko, ndërsa edhe këtë të diel protestuesit kanë mbushur rrugët e Minskut dhe qyteteve të tjera të mëdha.

Policia nxori njerëzit nga turmat dhe i tërhoqi ata larg në furgona, tha një dëshmitar për Reuters. Agjencia ruse e lajmeve Interfax tha se të paktën 10 persona ishin arrestuar. Disa stacione të metrosë u mbyllën dhe interneti u ndërpre.

E diela e protestës/ Qindra të arrestuar në Bjellorusi, Macron:

Bashkimi Evropian zyrtarisht ka vendosur që të mos e njohë Lukashenkon si President, dhe të vendos sanksione kundër Bjellorusisë.

Rusia tha se vendimi i BE për të mos njohur Lukashenkon si president legjitim bie ndesh me ligjin ndërkombëtar dhe përbën një ndërhyrje indirekte në vend.

Nga ana tjetër në një deklaratë të papritur dhe shumë të drejtpërdrejtë, Presidenti Emmanuel Macron ka thënë se Lukashenko duhet të largohet.

E diela e protestës/ Qindra të arrestuar në Bjellorusi, Macron:

“Ajo që po ndodh në Bjellorusi është një krizë pushteti, një pushtet autoritar që nuk mund të pranojë logjikën e demokracisë dhe detyrohet me forcë”, tha Macron.

“Është e qartë se Lukashenko duhet të largohet nga pushteti”, vazhdoi Presidenti Macron./ I.M-Dritare.net