Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dyshohet se pacientët me Covid-19 vdiqën nga prishja e respiratorëve, shkarkohet kreu i QKUK në Kosovë!

Dyshohet se pacientët me Covid-19 vdiqën nga prishja e

Bordi drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, ka shkarkuar të hënën drejtorin e përgjithshëm, Basri Sejdiu, në një kohë kur Kosova po përballet me një numër të lartë vdekjesh nga koronavirusi.

“Shkarkimi vjen si pasojë e performancës jo të kënaqshme dhe mospërmbushjes së detyrave. Në vend të Dr.Sejdiut, ushtrues detyre i drejtorit është caktuar Dr.Valbon Krasniqi, mjek specialist i infektologjisë”, thuhej në deklaratën e shërbimit.

Së fundmi, QKUK është përfshirë nga një skandal, pasi dyshohet se 5 pacientë kanë humbur jetën në të njëjtën kohë, kjo si pasojë e prishjes së respiratorëve.

Prokuroria ka nisur hetimet në lidhje me këtë rast, ndërsa ende nuk dihet qartë arsyea e vdekjes së pacientëve, por ato janë raportuar si vdekje nga COVID-19.

Në raportin policor thuhet se “me vendimin e prokurorit, trupat e pa jetë të viktimave dërgohen në institutin e mjekësisë ligjore për ekspertizë. Rasti është duke u hetuar.”/ I.M-Dritare.net