Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dy fëmijët e mbytur në liqen ishin vëllezër, 14-vjeçari hyri për të shpëtuar vëllanë e vogël!

Dy fëmijët e mbytur në liqen ishin vëllezër,

Detaje tragjike kanë dalë nga ngjarja në Tiranë ditën e sotme ku dy fëmijë u mbytën në liqenin e Prushit, pranë Vaqarrit.

Dy fëmijët e mitur, M. T., 14 vjeç dhe K. T., 10 vje janë vëllezër. 14-vjeçari është futur në liqen për të shpëtuar vëllanë e vogël, por të dy kanë humbur jetën në ujërat e liqenit.

Në liqen kanë rrezikuar të mbyteshin edhe dy fëmijë të tjerë, por kanë qenë banorët e zonës ata që kanë shkuar menjëherë, duke i shpëtuar.

6 fëmijët që kishin shkuar për të notuar kanë qenë duke luajtur. Ata kapeshin një litari të varur në pemë dhe zhyteshin në liqen, prej ku fatkeqësisht dy vëllezërit nuk kanë mundur të dalin. Polumbarët e Reneas kanë nxjerrë të dy trupat ditën e sotme./M.K/dritare.net