Dy djem shqiptarë në Akademinë Amerikane, Rama: Do të sjellin dijen e tyre ushtarake në shërbim të atdheut
E Hënë 20 Shtator 2021, 22:10
Dritare.net
Në Akademisë West Point kryeministri Edi Rama është takuar me dy djem shqiptarë. Kreu i qeverisë shqiptare, shkruan se të dy ata do të sjellin në Shqipëri, dijen dhe kulturën ushtarake të marrë në qendrën e ekselencës amerikane.
“Kënaqësi të ndjehesha më i shkurtri mes dy djemve shembullorë shqiptarë të Akademisë West Point, të cilët do të sjellin në shërbim të atdheut, dijen dhe kulturën ushtarake të fituar në këtë qendër të ekselencës amerikane”, shkruan Rama./L.F-dritare.net