Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Durrës/Tritol me dron biznesit të Lefter Kokës, arrestohet autori 44-vjeçar!

Durrës/Tritol me dron biznesit të Lefter Kokës, arrestohet autori

Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi me tritol i ndodhur dy ditë më parë në Durrës. Sipas informacioneve, i është vënë tritol biznesit të ish-deputetit Lefter Koka.

Policia ka arrestuar për ngjarjen 44-vjeçarin Gentjan Meta, pasi iu gjet pulti i dronit me të cilin hodhi tritolin.

Është përdorur një dron i mbushur me ekskplozivë, i cili ka shpërthyer duke u lëshuar nga droni, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Sipas policisë shkak i kësaj ngjarje dyshohet se është konflikti tregtar për markën e verës, ndërsa i dyshuari tashmë ndodhet në pranga.

Në komunikatën zyrtare të policisë thuhet se Gentian.M 44 vjec ka vendosur tritol në biznesin ku administrator është Jurgen Dashi. Kjo kompani është krijuar në vitin 1995 me markën Kantina e pijeve “Gjergj Kastriot Skëndërbeu”, ndërsa ish-ministri Koka, gëzon 88.19 % të aksioneve në këtë shoqëri.

Mekanizmi i shpërthimit ka vënë në lëvizje strukturat e antiterrorit në Policinë e Shtetit, ndërsa rezulton se për herë të parë është dokumentuar një skenar i tillë.

Në pranga ka rënë edhe një person tjetër i dyshuar me inicialet A.M por ndaj tij gjykata ka caktuar masën e sigurimit personal “detyrim paraqitje” pasi akuzohet për shkelje të të drejtave të pronësisë industriale dhe veprime në kundërshtim të gjykatës.

Në momentin e arrestimit të Gentian.M policia ka sekuestruar edhe një armë pistoletë kjo që shihni në foto ku sipas bluve kishte 7 fishekë luftarakë. Ai është nën akuzë për shkatërrim të pronës me eksploziv, kanosje, mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake./dritare.net