
Durdaj: Dosjen time në Strasburg e ka bllokuar Ledi Bjanku!
Dritare.net
Zamira Durdaj e ftuar në Shqip në DritareTv u shpreh se dosja e Gërdecit është bllokuar në Strasburg që në 2009-ën. Durdaj tha se fajtor për këtë është juristi Ledi Bjanku.
“Në Strasburg është bllokuar dosja nga Ministria e Drejtësisë që në 2009-ën. Bllokohet çështja në Strasburg sepse nuk ka juristë. Juristi që na përfaqëson ne është një Ledi Bjanku. Dhe atij i ka mbaruar mandati dhe nuk e fusin dosjen time në seancë shqyrtimi. Dhe Ministria e Drejtësisë nuk ka reaguar fare. Këta janë persona që zgjidhen nga institucionet tona. Që në momentin kur shkoi Xhezair Zaganjori në Strasburg thashë që çështja ime nuk ka për t’u zbardhur. Dhe ja ku jemi sot dhe kësaj ditë. Xhezair Zaganjori ka ikur nga Gjykata e lartë nga vetingu.”,- tha Durdaj në Shqip në DritareTv./K.C/dritare.net

















