
"Dule në listën e sigurt" Flavio Qarri: Mesazh për votuesit e Belerit!
Dritare.net
Gazetari Flavio Qarri, i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTv, ka komentuar listat e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit duke u fokusuar në qarkun e Vlorës, ku pjesë e listës është edhe Vangjel Dule.
Qarri theksoi se përtej votave , një tjetër betejë e madhe është ajo e Himarës. Ai shtoi se Dule, tani, mban barrën e madhe për të dëshmuar se mund t'i dalë dhe të fitojë.
Në përfundim, Qarri shprehu mendimin se duke vendosur Dulen në listën e sigurt, jepet mesazhi për votuesit e Belerit, të cilët kanë mbështetur kandidatin në zgjedhjet e mëparshme.
Flavio Qarri : Sa i përket Vlorës, përtej votave të Dules, kemi një betejë shumë të madhe, që është beteja e Himarës. Kjo u fitua nga opozita dhe u mor siç u mor, me atë çmendurinë që iu bë Fredi Belerit. Pra, është Dule që mban atë barrën e madhe për të dëshmuar se mund t'i dalë dhe të fitojë.
Muça: Unë mendoj se ai duhet të dilte në listën e sigurt dhe t'u thoshte të gjithë atyre që ishin me Fredi Belerin se keni një arsye më shumë për të votuar, sepse unë do të shkoj në Parlament dhe do t'ju mbroj.
Flavio Qarri : Jo, nuk jam dakord, Flogert, sepse duke vendosur Dulen në listën e sigurt, i jep mesazhin të gjithë votuesve të Belerit, të cilët e kanë mbështetur në të dyja zgjedhjet, edhe ato të pjesshme, por edhe ato normale lokale, për ti thënë që të gjitha ato vota janë vlerësuar, dhe për t'u treguar se nuk janë ata që duhet ta provojnë veten për herë të tretë./E.P-dritare.net

















