Duka-Bashës: Prano humbjen dhe lejo zgjedhjet e vërteta në PD!
E Enjte 6 Maj 2021, 19:07
Dritare.net
Kreu i PAA Agron Duka deklaroi së fundmi i ftuar në Top Talk se opozita duhet të pranojë rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit. Duka tha se opozita ka bërë disa gabime, ku ndër to përmendi djegien e mandateve dhe nisur nga kjo Duka shtoi se PD duhet të mësojë nga gabimet e shkuara.
“Opozita duhet të shikojë gabimet, ose ardhmja është e errët, mos të humbasë kohë kot deri në shtator. Basha duhet patjetër të ribëjë zgjedhjet të lira në PD, jo siç u bënë më para, zgjedhje reale, të bashkohen demokratët, që nga i vjetri deri më i riu. Të zgjedhin lidershipin e ri të PD që mund të jetë dhe Basha prapë, nëse e rifiton besimin , se kështu me artifica thjesht i shton jetën mazhorancës”, u shpreh Duka./L.F-dritare.net