Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Pronarët dhe administratorët e mjeteve lundruese protestë para policisë kufitare në Vlorë!

Pronarët dhe administratorët e mjeteve lundruese protestë para

Asnjë mjet lundrues duke filluar që prej ditës së djeshme nuk do të dalë dot në det. Ky vendim, i konfirmuar më 5 gusht nga Drejtori i ri i drejtorisë së Kufirit të Vlorës, Eduart Sulejmani ka nxitur revoltën e qytetarëve të Vlorës të cilët kanë dalë sot përpara policisë kufitare.

Pronarë dhe administratorë të mjeteve lundruese dhe detare kanë dalë në protestë përpara policisë kufitare në Vlorë.

Pronarët dhe administratorët e mjeteve lundruese protestë para

Ata protestojnë kundër bllokimit të lundrimit të mjeteve lundruese pikërisht në kulmin e sezonit turistik.

Pronarët dhe administratorët e mjeteve lundruese protestë para

Ata shprehen se rasti i Himarës, është padyshim një rast tragjik një administrator është shprehur se ky vendim, është i padrejtë dhe se po i lë pa bukë.

Sipas tyre dokumentet e tyre janë verifikuar dhe kanë dalë të rregullta dhe sërish ata nuk janë lejuar të lundrojnë. Gjithashtu pronarët e mjeteve tregojnë se bllokimi i tyre në kulmin e sezonit turistik i penalizon, pasi kanë taksa dhe fatura për të paguar dhe nuk ia dalin dot t’i paguajnë.


“Jemi kredimarrës dhe e kemi lakun në fyt nëse nuk punojmë”, shprehen protestuesit./Xh.Xh/dritare.net