
Bashkëpunimi i këngëtares Dua Lipa me yjet e muzikës latine, J Balvin, Bad Bunny dhe Tainy, ka rezultuar tepër i suksesshëm.
Kënga u publikua më 24 korrik dhe në kaq pak kohë ka arritur të marrë miliona klikime dhe të pushtojë Top Lista-t latine.
“Un dia” rrëzoi nga froni bashkëpinimin tjetër nga Black Eyed Peas, Ozuna dhe J.Rey Soul me këngën “Mamacita”, e cila qëndroi në top listë për tri javë rresht.
Tani “ Un dia” qëndron në vendin e parë në “Hot Latin Songs”, “Latin Digital Song Sale” dhe në “ Latin Streaming Song”.
Këtë e konfirmoi edhe vetë këngëtarja përmes një postimi në Instastory, duke treguar se kënga e saj tashmë renditet e para në “ Billboard hot latin songs”.
Kjo këngë shënon debutimin e Dua Lipës në top listat latine./ R.P-Dritare.net

















