Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dritan Hila replika me Grida Dumën: PD, mbase nuk fle gjumë, por ama i del gjumi vonë!

Dritan Hila replika me Grida Dumën: PD, mbase nuk fle gjumë, por ama i

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në Top Channel, u trajtua tema e opozitës shqiptare mes aleancave dhe kandidatëve të zgjedhur dhe ata që planifikohen të zgjidhen. E ftuar për të folur për temën, ish-deputetja e PD-së, Grida Duma, ka theksuar se koalicioni me LSI-në nuk është një formulë e vetme dhe unike, por do të jetë formulë sektoriale. “Kjo është taktika e një unifikimit të koalicionit opozitar”, ka thënë Duma. Sipas kësaj të fundit, ndjekja e çdo taktike e çon përmbajtjen dhe formën në të njëjtin vend. “Ne kemi qartësi dhe nuk mund të lejojmë të ketë paqartësi me spekulime” ka shtuar ë tej ajo. Nga ana tjetër, gazetari Dritan Hila, i theksoi Dumës se PD-ja ka një mungesë entuziazmi, nisur që nga deklaratat e Mediut, i cili sipas tij nuk është entuziast për fitoren dhe mënyrën si do të vijë fitorja, duke shtuar këtu edhe partitë e tjera me të cilat PD-ja ka arritur marrëveshje.”Më lejoni tiu kujtoj se në vitin 2005 kishte një entuziazëm që dukej që një vit përpara, që PS-në e kishin lënë bateritë, kur Berisha hapi partinë edhe për njerëz me të cilët kishte pasur përplasje të armatosur”, ka thënë Hila. Sipas këtij të fundit, PD-ja është shumë vonë. "Përfaqësuesit e PS-së nga jugu në veri ka një vit që po punojnë, kurse ju akoma nuk keni caktuar gjithë drejtuesit politikë në qarqe. Nuk po them që ju po flini gjumë, por që ju del gjumi vonë, kjo është e dukshme”, ka theksuar ai./M.M-dritare.net