
Dritan Hila: Pse amerikanët falën Ramiz Alinë, por jo Sali Berishën!
Dritare.net
Amerikanët bënë pakt me Ramiz Alinë dhe e falën atë, pasi ai u tërhoq nga politika, por ndryshe po ndodh me Sali Berishën, i cili zgjodhi ta luftojë SHBA-në. Në komentin e Ditës në Dritare TV, analisti Dritan Hila bëri një krahasim mes Alisë dhe Berishën duke veçuar pikat që i ndajnë dhe bashkojnë këto histori.
“Sot pamë një Berishë në parlament që i ishin këputur komplet frenat. Nuk është e pazakontë pasi e ka bërë edhe herë të tjera këtë sjellje duke mbajtur foltoren e parlamentit apo duke kërcënuar fizikisht persona politikë të mazhorancës. Sot pamë një Berishë ndryshe. Nuk ishte i rregullt as në veshje. I zverdhur në fytyrë dhe fliste thuajse përçartë.
Djali i tij Shkëlzen Berisha u thirr sot në SPAK për të dëshmuar për Gërdecin. Fakti që SHBA e ka shpallur familjen Berisha non grata nënkupton që perandoria nuk e do më.
Sali Berisha dhe Ramiz Alia, kanë thuajse një histori. Pasi vendi ynë kishte mbetur i fundit në Europë për shkak të komunizmit Ramiz Alia bëri një udhëtim jashtë vendit. Atje thuhet se i kanë kërkuar që të lejonte pluralizmin demokratik ku i garantohej që nuk do merreshin me të. Thuhet që Alia e pranoi dhe bëri kalimin drejt sistemit demokratik.
Në 2013 i njëjti mesazh i është dhënë Berishës nga SHBA. Berisha u tërhoq por nuk pati inteligjencën e Alisë, për t’u larguar përfundimisht. Ishte ai që emëroi Bashën, ai që e komandonte atë dhe PD. Pra Berisha nuk e zbatoi paktin me SHBA”, u shpreh Hila në Dritare TV./L.F-dritare.net

















