
Dritan Hila: Luftërat e së ardhmes do të bëhen për ujë!
Dritare.net
Në rubrikën “Komenti i Ditës” nga gazetari Dritan Hila foli për një nga temat më shqetësuese të momentit, jo vetëm në vendin tonë por në gjithë planetin. Prishja e ekuilibrav të natyrës po bën që të përballemi përherë e më tepër me mot të nxehtë dhe temperatura ekstreme.
Zoti Hila foli për masat që vendi ynë duhet të marrë për të mos u përballur me problematika në të ardhmen që do të na prekin ekzistencën.
S’kemi ujë. Çfarë mund të bëjmë? Ne jemi një vend që kemi një sasi shumë të madhe prurjesh ujore për frymë popullsie. Por fatkeqësisht jemi edhe një vend që burimet e këtyre lumenjve nuk i ka brenda kufijve të toj zyrtarë. Drini i Bardhë dhe Drini i Zi e kanë burimin e tyre nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Vjosa e ka burimin e saj në Greqi. Në një raport të hershëm të saj CIA thoshte se në vitet që ne po jetojmë, luftërat më të mëdha do jenë për ujë. Në këtë pike ne na duhet në mënyrë urgjente të lidhim marrëveshje me fqinjët tanë. Ujërat e ëmbla janë po aq të rëndësishme sa deti, sa kufiri detar. Nje detyrë tjetër urgjente është mirëmbajtja rezervuarve. Rezervuarët në vendin tonë mbushen nga përrenjtë e vegjël ose nga reshje. Duhet menjëherë të meremetojmë degat e tyre, t’i mirëmbajmë, t’i thellojmë sepse do jenë burimi ynë i ardhëm i vaditjes. Gjithashtu është shumë i nevojshëm një rinovim i rrjetit hidrik të vendit. Ato kanalet kulluese dhe vaditëse, të cilave dikur iu hoqëm pllakat dhe i bëmë joekzistente, ka ardhur koha që t’i rikthehemi. Bujqësia është baza nga e cila do të zhvillohet më vonë agroturizmi. Kjo është dhe stragjia e qeverisë shqiptare, zhvillimi i turizmit. Nuk mund të zhvillohet turizmi me domate dhe mish të marrë nga Maqedonia. Ndaj është e rëndësishmë të realizojmë politika të lidhura me ujin në dekadat që do të vijnë. Sepse luftërat e ardhshme do jenë luftërat për ujë. Duhet t’i japim patjetër zgjidhje këtij problemi sepse pasojat kanë filluar të ndihen. Kemi nevojë për një strategji të menjehershme për të mos pasur probleme të tilla në të ardhmen.”, u shpreh zoti Hila.

















