Dritan Hila: Këto janë faktet pro dhe kundër protestës së 7 korrikut!
Dritare.net
Gazetari i njohur Dritan Hila vjen me një tjetër podcast ku do të diskutohen zhvillimet aktule në vend dhe një prej aty më të shumëpërfolurave është protesta e thirrur më 7 korrik nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Hila foli për kushtet që e ndihmonin këtë protestë ku përmendi problemet me qeverisjen Rama si dhe faktet kundër ku foli për mungesën e një fraksioni në PS që Berisha të mund të përfitojë si dhe motin mjaft të nxehtë që mund t'i prishi punë.
"Ka disa kushte që janë pro dhe kundër kësaj proteste. Pro është fakti që qeverisja Rama ka problemet e saj, pra ka probleme me korrupsionin dhe mungesën e kontrollit si dhe me krizën ekonomike, e cila edhe pse ëhstë globale, po ndjehet rëndë në Shqipëri. Berisha ka kundër faktin e stërkonsumimit të tij. Është një personazh që ka 31 vitë të plota politike në skenë. Është një personazh që për shumë veta nuk ka se çfarë të japi më, por ka dhe të tjerë që besojnë se me të vihet në pushtet. Berisha në fakt është një njeri që ka karizëm dhe ka ditur të mbledhë turmat rreth vetes, por kjo është hera e tretë e tij dhe nuk kemi parë që Berisha të rishpikë veten e tij. Faktori i dytë kundër është që Berisha nuk i ka numrat që të mundi PS. Por këtë e ka arritur gjithmonë kur ka përçarë Partinë Socialiste ose kur PS ka qenë e pafuqishme për të reaguar siç ndodhi në 2005 që Nano nuk kishte më vullnetin të mbante pushtetin dhe iku. Kjo situatë tashmë nuk është në PS, e cila është në unitet dhe s’ka në horizont ndonjë fraksion të mundshëm. Kemi kundër dhe faktorin meteorologjik sepse data 7 është një ditë e nxehtë ndaj edhe moti do bëjë punën e vet.", tha Hila/M.K/dritare.net