Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dritan Hila: Fundi apo fillimi/ Çfarë do të sjellë shtatori për Metën!

Dritan Hila: Fundi apo fillimi/ Çfarë do të sjellë

Në rubrikën “Komenti i Ditës”, gazetari Dritan Hila foli për një nga temat që tronditi opinionin publik, përmendjen e Ilir Metës si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Zoti Hila tha se Meta e di që ka një dosje bashkëpunimi, por nuk e di se kush e ka atë, megjithatë shtatori, siç e theksoi edhe kryeministri Rama do të sjellë zhvillime të reja.

"Atëherë cila është arsyeja që Meta nuk e bën këtë kërkesë? Ka shumë mundësi që Meta të ketë qenë bashkëpunëtor, ka shumë mundësi që dosjen e tij të bashkëpunimit e ka një shërbim i huaj aleat, i cili ka dosjen e plotë. Varianti më i besueshëm mbetet që Meta e di që ka një dosje bashkëpunimi, por nuk e di se kush e ka këtë dosje. Di që ka bashkëpunuar, por nuk e di se ata që kanë dosjen e dinë atë që di ai. Zoti Meta, që ka skelete në dollapin e tij politik, kjo është e padyshimtë. Problemi është që zoti Meta nuk është i sigurtë se kush nga cilin nga këta skeletët dinë të tjerët. E gjitha mbetet për t’ realizuar në shtator, ku me siguri do të kemi zhvillime të reja. Ose do kemi një tërheqje të Metës e do të kemi një luftë me shashka në mënyrë që të mos lëri fytyrën e tij dhe të bëjë një tërheqje të menjëhershme nga politika, pra do kemi një luftë sa për të thënë kundra Edi Ramës. Ose do te kemi një luftë jeta-vdekje të Metës", u shpreh zoti Hila/M.K/dritare.net