Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dritan Hila flet për sekuestron e Ora News

Dritan Hila flet për sekuestron e Ora News

Një ditë më parë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar mori vendimin për sekuestrimin e pasurive të biznesmenit të njohur, dhe presidentit të televizioneve “RTV ORA” e “Ora News”, Ylli Ndroqi.

Për këtë lajm ka reaguar gazetari dhe analisti, Dritan Hila. Përmes një postimi në Facebook, Hila shprehet se, personalisht do që Ndroqit të dalë i larë nga kjo histori. Gazetari thotë se, të paktën dega mediatike dhe sipërmarrjet e Ndroqi nuk duhet të preken, deri sa të sqarohet situata me vendimin e formës së prerë nga të gjitha shkallët e drejtësisë.

Ja postimi i plotë i Hilës!

"Personalisht deshiroj qe Ylli Ndroqi te dale i lare nga kjo histori, per shkak te menyres si e njoh une, ate.
Ne dhjete vite bashkepunim me televizionin e tij, nuk ka nderhyre as edhe nje here ne linjen editoriale te emisionit “Arena” apo te kete kerkuar mbajtjen e qendrimeve qe kane qene ne interes te bizneseve te tij, duke pasur nje pavaresi editoriale qe veshtire se gjendet ne kohet e sotme.
“Arena” ka qene vend ku pozite, opozite, heretike politike, intelektuale, shoqeri civile, profesioniste, kane folur te lire dhe pandikuar.
Uroj qe drejtesia dhe konkretisht gjykata, te kete parasysh se bizneset nuk jane speca qe mund te konservohen dhe hapen pas nje viti dhe perveçse lene pa pune qindra njerez, shkaterrojne reputacionin e tyre dhe eshte njesoj sikur t'i kesh asgjesuar. Nese Ndroqi del fajtor, godinat, paisjet, infrastruktura e televizioneve, aty jane, se nuk kane ku shkojne.
Te pakten dega mediatike e sipermarrjeve te Ndroqit, nuk duhet prekur derisa te sqarohet situata me vendim te formes se prere te te gjitha shkalleve te drejtesise."/K.C/dritare.net