Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dritan Hila: Një përgjigje për Dick Martyn, me 11 vite vonesë!

Dritan Hila: Një përgjigje për Dick Martyn, me 11 vite

Në rubrikën “Komenti i Ditës”, nga Dritan Hila në Dritare TV u diskutua për një nga temat që po mban pezull opinionin publik, fjalimin e mbajtur nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë Parlamentare të KiE-s. Nëpërmjet analizës, zoti Hila foli për rëndësinë e këtij fjalimi dhe debatet e ngritura pas tij.

"Fjalimi që kryeministri Rama ka mbajtur në Asamblenë e Evropës, ka ngjallur debate të cilat në një farë mënyre janë janë të panevojshme në Shqipëri.

Është ideja që komentohet çfarëdo që bën qeveria është e keqe dhe nga ana tjetër simpatizantët e qeverisë thonë çfarëdo që bën qeveria është e mirë, merren me vogëlsira të llojit ja vlejti ose jo, pse e ngacmoi filan përfaqësues, pse e mbajti një orë dhe nuk e mbajti 40 minuta ose 20 minuta. Të gjitha këto janë debate dhe komente të kota. Po e nis nga komenti më i kotë. Pse e mbajti një orë dhe jo 20 minuta ose 40 minutra?

Duhet të keni parasysh se Fidel Kastro ka mbajtur fjalim në OKB orë dy ditë rresht, derisa i vuri në gjumë të gjithë. Nuk është e rëndësishme nëse je përfaqësues i një vendi të madh ose të vogël, sepse në Asamblenë Parlamentare mund të flasin përfaqësues të vendeve të rëndësishme dhe ka patur raste kur në sallë janë ose jo dy deputetë. Duhet të kihet parasysh se këto fjalime mbahen për hatër të protokollit, për hatër të kronikës prandaj nuk është e rëndësishme se kush është përfaqësues. Për aciditetin, që kanë krijuar disa deputetë grekë ose rumunë ndaj fjalimit të Edi Ramës, mua më duket se nuk çojnë peshë. Dihet që Greqia është një kundërshtar që nuk e njeh Kosovën dhe po ashtu edhe Rumania. Madje më duket pak mendjemadhësi nga ana e rumunëve të na japin mend, sepse ne kemi difektet tona të mëdhaja por në Rumani dhe Bullgari nuk do ma kishte qejfi të jetoja sepse nuk është ndonjë shtet i madh i së drejtës. Rumania ka problemet e veta me minoritetin hungarez, të cilin e diskriminon dhe e shtyp. Greqia ka problemet e veta, që nuk njeh pakicat kombëtare, pra nuk ka nënshkruar konventat e nevojshme për të. Prandaj kritika të tilla nuk bëjnë përshtypje.
Problemi është: Ia vlejti apo jo, fjalimi i Ramës?

Unë kam qenë në ministrinë e Jashtme, kur është ngritur çështja e Dick Marty, nëse duhej votuar ose jo ky raport. Një ndër akuzat që ministria e Jashtme më ka bërë është pasi unë shkruaja në shtypin e kohës, kundër votimit për marrjen e këtij raporti në konsideratë në mënyrë që të hetohej. Kjo është një nga akuzat të cilat ministri e Jashtme i ka bërë edhe në çështjen gjyqësore që kam me të. Unë mendoj që fjalimi i Ramës ishte i domosdoshëm për faktin se jo sepse raporti i Dick Marty ishte një shpifje monstruoze kundër UÇK-së dhe kundër shtetit shqiptar si bashkëpuntor në trafikun e organeve. Një akuzë shumë e rëndë, e cila ka sensibilitet në njerëz. Fakti që kjo ishte fake, një akuzë, një shpifje e trilluar dhe këtë e tregoi fakti që Gjykata Speciale në akuzat kundër komandantëve të luftës në UÇK nuk i ka marrë parasysh. por fjalimi i Edi Ramës ishte i rëndësishëm si një kundërbalancë i fjalimeve që mbajnë ndaj prezencës në shtyp në media në çfarëdolloj organizmi të pro putinistëve. Nuk ka aktivitet, nuk ka shfaqje mediatike ku marrin pjesë majtistë, fansa të Rusisë, të autroitarizmit të Putinit, të cilët nuk përmendin Kosovën, çlirimin e Kosovës, të cilët nuk e përmendin si krim lufte bombardimin e Beogradit. Janë këta njerëz, të cilët e kanë On Top, të akuzave të tyre. Të falcitetit që demek Perëndimi ka ndaj të drejtave të njëriut sepse na qënka bombarduar Beogradi në një kohë që Beogradi ishte një ëngjëll me sjelljen e tij në Kosovë. Të gjitha këto marrin vokacionin më të lartë me diskutimet që përmend Putini. Dhe kur përmend Putinin, bëhet fjalë për gjithë hierarkinë e shtetit rus, i cili e ka si pike kryesore Kosovën dhe barasvlefshmërinë e saj me Donbasin dhe rajonet e banuara nga rusët në Ukrainë. Edi Rama duhej ta bënte këtë fjalim. Të mendojmë një moment sikur të mos e bënte. Çfarë do kishin punuar?

Ka një problem të madh, njerëzit që janë kundër Ramës e bashkojnë këtë me urrejtjen patologjike që ua errëson arsyen. Edi Rama shkoi si kryeministër i Shqipërisë dhe mbajti një fjalim, i cili duhej mbajtur patjetër. Pse? Sepse nëse nuk do të kishte mbajtur këtë fjalim Rama në rekordet e asaj Asmableje do të mbetej raporti i Dick Martyt dhe votimi pro që i bëri qeveria Berisha këtij raporti dhe hetimit për këtë raport.", u shpreh zoti Hila në Dritare TV./Xh.XH/dritare.net