Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dritan Hila: A e ka Rama dosjen e Ilir Metës!

Dritan Hila: A e ka Rama dosjen e Ilir Metës!

Në rubrikën “Komenti i Ditës”, gazetari Dritan Hila foli për një nga temat që tronditi opinionin publik, përmendjen e Ilir Metës në dosjet e Sigurimit të Shtetit dhe analizoi pse kjo dosje ka ngelur ne vend.

Zoti Hila, foli për mundësinë e posedimit të kësaj dosje nga kryeminsitri Edi Rama dhe rëndësinë që mbarte për publikun emri i vërtetë i personi me iniciale I.M.

“Unë nuk jam aq naiv sa të besoj se Edi Rama ndikon Departamentin e Shtetit ashtu sikur nuk besoj që dalja e kësaj dosje është një punë rutinë e Autoritetit të Dosjeve. Dosja është shumë e plotë, është 140 faqe. Tani nuk bëhet më fjalë kush është I.M, por ka një enigmë. Kryeministri thotë se më gjatë do të flasim në shtator. Kjo tregon se ai ose nuk është vërtetë në dijeni të dosjes, ose e kërcënon Ilir Metën që të ketë kujdes në veprimet e tij, sepse mund ta publikojë dosjen. Kjo më duket e paqëndrushme për faktin se një dosje e tillë nuk ka rëndësi për opinionin publik shqiptar.

Kjo sepse është pragmatist. Ata që kanë votuar LSI-në e kanë votuar duke e ditur shumë mirë kush ishte Ilir Meta. Këtë e bëjnë sepse Iliri është ai që u gjend vende pune ashtu sikurse demokratëve që votojnë Berishën nuk u intereson që Berisha ka qenë anëtar i Partisë së Punës, sekretar partie por edhe sikur të vërtetohet që ka qenë biri për shpirt i Enver Hoxhës nuk u intereson. Ajo që u intereson është që Berisha është pjesë e një grupimi që nesër mund t’i sjellë në pushtet. Ajo që krijon problem kjo dosje, është se ndikon faktorin ndërkombëtar, i cili është i ndjeshëm ndaj kësaj problematike”, u shpreh ai./M.K/dritare.net