
Drita jeshile në Bullgari/ Rama: Jo optimist, por do të marrim pjesë në Këshillin e BE-së
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama bëri një reagim pas premtimit të kreut të GERB-it, Bojko Borisov, se do të japë 59 vota për të hequr veton Bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut. Rama shkruan se është herët për të qenë optimist, ndërsa shton se Shqipëria do të marrë pjesë ën Këshillin e BE-së.
“Sapo dëgjova që diçka po lëviz sot në Bullgari. Shumë herët për të qenë optimist dhe shumë pak për të ndryshuar pjesën e fjalimit të nesërm ku Bullgaria kritikohet si një vend që ka rrëmbyer dy vende të NATO-s, ndërkohë që ka një luftë të nxehtë në kufirin e Evropës!
Ne do të marrim pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE-së. Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar për ne, por ne do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të Ri Politik Evropian që ne mbështesim, për Ballkanin e Hapur që çon përpara frymën e Evropës dhe për pengesën nga Bullgaria që e shkatërron atë”, shkruan Rama./L.F-dritare.net

















