
Dr.Fauci: Shpejtësia e vaksinës nuk e ka cenuar sigurinë
Dritare.net
Të dhënat e dy vaksinave nga Pfizer dhe Moderna janë të besueshme dhe shpejtësia me të cilën ato u zhvilluan nuk e ka cenuar sigurinë dhe integritetin e tyre shkencor. Kështu thotë Anthony Fauci, eksperti kryesor i sëmundjet infektive në Shtetet e Bashkuara dhe anëtar i Task-Forcës antikovid në Shtëpinë e Bardhë.
"Rezultatet e marra janë pasojë e progresit të jashtëzakonshëm shkencor të bërë në këtë lloj vaksine që na lejoi brenda pak muajsh të bënim gjëra që më parë zgjasnin me vite.”-thotë Fauci.
Dr.Fauci hodhi poshtë shqetësimet në lidhje me një politizim të mundshëm të vaksinave: "Të dhënat u vlerësuan nga një grup i pavarur ekspertësh që s’kishin lidhje me administratën, me mua ose me kompanitë farmaceutike.”/K.C/dritare.net

















