
Dr.Fauci: Ju garantoj se do bëhet më keq, mund të kemi 100.000 raste në ditë me koronavirus!
Dritare.net
Edhe pse në shumë shtete të botës jeta ka nisur normalisht, dhe bllokimi nuk ekziston më brenda shteteve, as OBSH as kreu i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive në Shtetet e Bashkuara Anthony Fauci nuk janë optimistë për atë që pritet të ndodhë në vazhdim me pandeminë e koronavirusit, që ka gjunjëzuar botën.
Fauci i tha senatit amerikan se ai “nuk do të befasohej” nëse do të kishte deri në 100.000 raste me koronavirus në ditë.
“Është e qartë që ne nuk jemi nën kontroll tani”, tha ai para senatorëve, duke paralajmëruar se amerikanët, në masë të madhe, nuk janë duke veshur maska apo mbajtur distancë sociale. “Nuk mund të bëj një parashikim të saktë, por do të jetë shumë shqetësuese, ju garantoj për këtë”, tha Fauci./ I.M-Dritare.net

















