
Drejtori i spitalit Shefqet Ndroqi: Mjekët po vetëflijohen, disa mbajnë Xanax në xhep nga stresi i shkaktuar!
Dritare.net
Drejtori i spìitalit “Shefqet Ndroqi”, Perlat Kapisyzi, i ftuar në RTSH, ka deklaruar se situata në spìtale është e vështirë si për pàcientët, ashtu edhe për mjèkët.
“Duhet të dini se kush kujdeset për dikë patjetër që merr nga vuajtja e tij. Mjèkët janë misionarë. Ata po "veteflijohen’".sepse po shohin çfarë po ndodh dhe serish janë te koka e pàcientit. Disa prej tyre me “Xanax” në xhep për shkak të stresit që u shkaktohet” ka thënë Kapisyzi.
Ndërsa është pyetur nëse spìtale Còvid janë në një situatë kolapsi ai ka theksuar se masat e marra në marsin e vitit të shkuar, i shpëtuan spìtalet.
“Nuk jemi pranë kolapsit. Që në mars, ai lockdown që u bë na dha kohë që të marrim shumë masa. Çdo spital ka detyrim ndaj ligjeve në fuqi që duhet të ketë programin për emergjencën civile. Ne zbatuam dhe po batojmë atë program. Emergjencë civile do të thotë shtim të shtretërve dhe personelit. Kemi marrë personelin e sallave dhe e kemi futur në organikë. Ajo që është më e rëndësishme është që janë shtuar edhe 88 infermierë me kontratë nga Ministria e Shëndetësisë. Sepe shërbimi i tyre është shumë i nevojshëm dhe i domosdoshëm”, ka shtuar Kapisyzi./M.M-dritare.net

















