Drejtoresha e Tatimeve u përgjigjet ákuzave të LSI: Shihemi në gjyq!
Dritare.net
Ditën e djeshme, Lëvizja Socialiste për Integrim, ka akuzuar drejtoreshën e Tatimeve, Delina Ibrahimaj se ka shkelur ligjin për të favorizuar bashkëshortin e saj në lidhje me një kompani. Për këtë ka reaguar sot vetë Ibrahimaj, përmes një postimi në Facebook. Ajo shprehet se, do të ndërmarrë padi ligjore për mbrojtjen e emrit dhe imazhit të saj.
“Në kushtet e lajmeve të shpërndara në media nga Znj, Silva Caka dhe LSI, e keqardhur që lufta politike po tregohet me të padrejtë e ashpër ndaj tatimpaguesve dhe Institucioneve, duke vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e veprimtarisë së tyre, me shqetësimin e dëmeve të tashme dhe të ardhshme të shkaktuara nga ky lajm dhe nga të tjerë që mund ta pasojnë atë, dua t’ju bej me dije se , do të ndërmarr të gjitha hapat ligjore për mbrojtjen e emrit dhe të imazhit tim dhe te institucionit qe drejtoj, duke tërhequr njëkohësisht vëmendjen e publikut të gjerë që vërtetësia e lajmit është thelbi i vetë lajmit, dhe jo lajmi, cilido qoftë prodhuesi i tij.”,- shkruan Ibrahimaj./K.C/dritare.net