
Drejtoresha e ISHSH me koronavirus? Shtrohet në spitalin Shefqet Ndroqi!
E Mërkurë 15 Korrik 2020, 19:07
Dritare.net
Drejtuesja e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor Vjollca Braho dyshohet se është infektuar me COVID-19.
Mësohet se Braho është shtruar ditën e sotme në spitalin "Shefqet Ndroqi".
Braho ka disa ditë që ka shfaqur simptoma, por sot gjendja e saj është përkeqësuar dhe është drejtuar në spital.
Nuk dihet ende nëse Braho është e infektuar me COVID-19, dhe institucioni që ajo drejton ende nuk ka dhënë një deklaratë.
Gjatë kohëve të fundit Braho ka qenë pjesë e kontrolleve në terren, nga ku mund të ketë kontaktuar virusin./ I.M-Dritare.net

















