Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Drejtoresha e IFIBI: Djalit ia nisa pensionin në moshën 10 vjeçare!

Drejtoresha e IFIBI: Djalit ia nisa pensionin në moshën 10

Në intervistën e radhës në Dritare TV ishte ftuar Irma Xhoxhi, drejtore e përgjithshme eIFIBI - International Financial Institute of Banking and Insurance për të folur për sigurimet dhe benefitet që pensioni privat ofronte në krahasim me atë që merret në shtet.

“Ti dëgjon nga prindërit: punova 40 vjet dhe marr një pension të pamjaftueshëm me kostot e jetesës që nuk janë vetëm sot por do jenë të larta sepse ky është inflacioni. Në atë moshë njerëzit kanë shpenzime mjekësore sepse e tillë është faza e jetës. Dhe shpenzimet mjekësore nuk janë asnjëherë të lira. Ti në atë moment e kupton që me këto para nuk e ke mundësinë të ruash standartin e një jetese që unë kam bërë për 40 vite që kam punuar. Kjo është trauma e parë.

Pensionet private janë një alternativë që i jepet çdo individi nga mosha 18 vjeç, bndoshta edhe më herët. Unë tim biri ia kam bërë që 10 vjeç. Sepse sa më herët t’i nis derdhjen e kontributeve për një pension të ardhshëm, sepse në skemat private ti mund ta zgjedhësh vetë moshën kur ti do që të fillojë pagesa e këtij pensioni vullnetar, aq më me kosto të ulët do jetë kontributi. Edhe me kalimin e moshës, ky fëmija po të njëjtin kontribut do derdhi, nuk do paguajë më tepër. Në pensionin privat une e zgjedh vetë kur dua të më fillojë pagesa e pensionit, ndërkohë që në atë publik duhet të plotësoj kushtin e moshës dhe atë të vjetërsisë në punë. Gjithashtu në rast të humbjes së jetës, pensionin në sektorin publike humbet automatikisht. Ndërkohë në atë privat, paratë që do duhej të përfitoje, i kalojnë familjes, ose trashëgimtarit ligjor që personi ka caktuar. Gjithashtu nëse vendos që në një moment i dua të gjitha paratë që kam grumbulluar, pensioni privat ta ofron këtë, kurse shtetërori jo. Pra në skemën private të pensioneve nuk ka humbje të parave”, u shpreh ajo në Dritare TV./M.K/drtiare.net