
Drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor: Çfarë po i dëmton pensionet sot në Shqipëri!
E Mërkurë 5 Shkurt 2025, 09:09
Dritare.net

Drejtoresha e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Xiaoqing Yu në një konferencë për reformën e pensioneve tha se informaliteti i lartë dhe mosdeklarimi i plotë i pagave dëmton pensionet.
“Skema e pensioneve të 2014 e ka përmirësuar ndjeshëm skemën e pensioneve por emigrimi, Informaliteti shumë i lartë dhe nën deklarimi i pagave po dëmton pensionet. Pensionet private duhet të kenë patjetër një rol plotësues, të jenë shtesë.
Ndryshimet në skemën e pensioneve do të kenë sukses vetëm nëse publiku e kupton nevojën për reformën e pensioneve. Informimi i publikut është më rendësi publike për pasjen e suksesit, keni mbështetjen tonë tek për reformën e sistemit të pensioneve”, tha zonja Yu./L.F-dritare.net

















