Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Drejtoi Italinë për 9 vite, Giorgio Napolitano në gjendje të rëndë shëndetësore!

Drejtoi Italinë për 9 vite, Giorgio Napolitano në gjendje të

Gjendja shëndetësore e ish-presidentit italian Giorgio Napolitano, është përkeqësuar.

Napolitano i cili më 29 qershor festoi 98-vjetorin e lindjes ka shfaqur një gjendje klinike komplekse ku në orët e fundit situata është komplikuar edhe më shumë, raporton La Repubblica.

Napolitano ishte presidenti i parë i Republikës në historinë italiane që u zgjodh dy herë (i ndjekur nga Sergio Mattarella ) më 10 maj 2006, pastaj mandati i dytë më 20 prill 2013, duke dhënë dorëheqjen më 14 janar 2015. Si deputet, aktiviteti i tij parlamentar filloi si anëtar i Komisionit Parlamentar për buxhetin. Në legjislaturën e tetë dhe të nëntë prej 1981 deri në 1986, Napolitano drejtoi grupin parlamentar të komunistëve në dhomën e deputetëve.

Gjatë viteve 80, si anëtar i Komisionit për çështjet e punëve të jashtme, aktiviteti i tij u fokusua kryesisht mbi çështjet ndërkombëtare dhe politikat Europiane. Në 1989 ai zgjidhet anëtar i Parlamentit Europian, post të cilin e mbajti deri në 1992. Po atë vit, Napolitano zgjidhet Kryetar i Dhomës së Deputetëve post të cilin e mbajti deri në 1994. Prej 1996 deri në 1998, Napolitano mban postin e Ministrit të brendshëm në qeverinë e Romano Prodit.

Prej qershorit 1999 deri në 2004 ai drejtoi Komisionin e Çështjeve Konstitucionale në Parliamentin Europian. Në 2005, Napolitano zgjidhet Senator i përjetshëm./M.K-dritare.net