Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dr. Fauci: Ja çfarë e shkaktoi rritjen e rasteve me koronavirus!

Dr. Fauci: Ja çfarë e shkaktoi rritjen e rasteve me koronavirus!
Eksperti kryesor amerikan i sëmundjeve infektive, Dr. Anthony Fauci ka thënë se rritja e rasteve pozitive me koronavirus ditët e fundit vjen për shkak se Shtetet e Bashkuara nuk e mbyllën plotësisht aktivitetin për të ndalur avancimin e sëmundjes.

“Nuk realizuam një mbyllje të plotë dhe për këtë arsye shohim rritje,” tha të hënën drejtori i Institutit të Sëmundjeve Infektive dhe Alergjike në një intervistë me Fakultetin e Mjekësisë së Universitetit Stanford.

"Ritmet kishin filluar të binin, realizuam një sheshim të kurbës me shifra gjithsesi shumë të larta prej rreth 20 mijë infektimesh të reja në ditë. Pastaj filloi rihapja dhe tani po shohim shtim të rasteve, në Kaliforni, në Arizona, në Teksas e Florida si dhe shtete të tjera,” tha më tej Dr. Fauci.

Dr. Fauci, u shpreh deri diku optimist se brenda vitit do të jetë një vaksinë kundër virusit që ka gjunjëzuar botën./ I.M-Dritare.ne