Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Berishën, ja kur do të mbahet!

Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Berishën, ja kur do

Në seancat e sotme në GJKKO për çështjen e ish-klubit Partizani, ku janë nën akuzë Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, avokatët mbrojtës kanë kërkuar pavlefshmërinë e akteve të dosjes dhe pushimin e çështjes penale, duke argumentuar se nuk ekzistojnë elementë të veprës penale. Sipas tyre, aktet e ekspertimit janë të pavlefshme pasi janë kryer nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe jo nga ekspertë të specializuar, siç parashikon ligji.

Gjithashtu, mbrojtja ka kundërshtuar provat lidhur me ndryshimin e destinacionit të kompleksit sportiv “Partizani”, duke theksuar se ky vendim është marrë nga Edi Ramës dhe jo nga Berisha. Në këtë kontekst, avokatët kanë ngritur pikëpyetje pse Rama nuk është pyetur në lidhje me këtë çështje.

Gjykata ka shtyrë edhe sot vendimin, i cili do të bëhet publik më 23 prill, në orën 13:00.

Tre janë opsionet që gjykata po shqyrton: pranimi i kërkesës së Prokurorisë për ta çuar çështjen në gjykim, kthimi i dosjes për hetime të mëtejshme, ose pranimi i kërkesës së mbrojtjes për pushimin përfundimtar të çështjes./K.C/dritare.net