Dosja Partizani! Biznesmenët Fatmir Bektashi dhe Xhimi Begeja thirren në SPAK!
E Enjte 12 Shtator 2024, 12:12
Dritare.net
Biznesmeni Fatmir Bektashi është thirrur këtë të enjte në SPAK lidhur me çështjen Partizani. Pritet që prokuroria e Posaçme t’i komunikojë akuzën e ngritur ndaj tij, ndërsa disa kohë më parë i është caktuara masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Po ashtu nga prokurorët është thirrur edhe biznesmeni Xhimi Begeja, ku i është komunikuar akuza për “pastrim parash”. Xhimi Begeja rezulton nga hetimet se është një nga trashëgimtarët dhe njëkohësisht ortaku i Jamarbër Malltezit.
Kujtojmë se dje lidhur me këtë dosje, SPAK mori të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, pasi akuzohen për korrupsion dhe pastrim parash./M.K-dritare.net