
Dosja e Gërdecit, SPAK: Po punojmë me SHBA, kemi nisur letërporosi!
E Enjte 28 Shtator 2023, 14:02
Dritare.net

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka komentuar dosjen Gërdeci, ku është i përfshirë dhe ish-ministri Fatmir Mediu.
Në një takim informal me gazetarët, Dumani tha se SPAK po kryen të gjitha verifikimet e mundshme dhe se janë nisur drejt SHBA-ve letërporosi dhe se po bashkëpunohet me këtë shtet.
Për çështjen McGonigal, kreu i SPak tha se edhe për këtë SPAK është vënë në dijeni dhe se çdo e dhënë e re do të bëhet publike në media./M.K-dritare.net

















