
Dosja Babale, mbahet sot seanca për Ervin Salianjin!
Dritare.net

Këtë të premte do të mbahet në Gjykatën e Apelit gjyqi ndaj deputetit demokrat Ervin Salianjit, lidhur me dosjen Babalja.Dosja do të shqyrtohet nga një treshe gjykuese me relator gjyqtaren Elona Toro dhe anëtarë gjyqtarët Iliba Bezati dhe Genti Shala.
Salianji u shpall fajtor për veprën penale "kallëzim i rremë" në lidhje me çështjen Babale dhe u dënua me një vit burg nga gjykata e Shkallës së Parë. Në Apel e ka çuar çështjen dhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili u dënua me 6 muaj burg të konvertuar në 100 orë shërbim komuniteti. Nëse Apeli do të konfirmojë vendimin e Shkallës së Parë atëherë deputeti Salianji, rrezikon burgun.
Sipas gjykatës Salianji dhe gazetari kanë inskenuar një audio-përgjim dhe akuza të rreme penale ndaj vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa./M.K-dritare.net

















