
Donald Trump: Unë do të ndaloj luftërat!
E Mërkurë 6 Nëntor 2024, 08:08
Dritare.net
Donald Trump ka deklaruar se ai do të ndalojë luftërat. Ai thotë se republikanët janë partia e sensit të përbashkët.
Duke iu referuar presidencës së tij të mëparshme, ai pohon se nuk ka pasur luftëra, për katër vjet përveçse ISIS.
“Ne mundëm ISIS-in në kohë rekord, por nuk patëm luftëra. Ata thanë ai do të fillojë një luftë. Unë nuk do të filloj një luftë, do t'i ndaloj luftërat. Trump pretendon se kjo është një fitore e madhe për demokracinë dhe lirinë. Ne do të zhbllokojmë fatin e lavdishëm të Amerikës, ne do të arrijmë të ardhmen për popullin tonë."- tha Trump /E.P/dritare.net

















