
Donald Trump thirrje mbështetësve të tij: Të martë mund të arrestohem!
Dritare.net

Ish Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se pret që të arrestohet ditën e martë për një çështje që lidhet me një shumë parash që supozohet se ai ia ka dhënë një ish porostari.
Në një postim në platformën e tij Truth Social, ai ka thirrur mbështetësit të protestojnë kundër kësaj gjëje. Një nga avokatët e zotit Trump ka thënë se pretendimi i tij bazohet në lajmet e mediave se ai mund të paditet javën që vjen.
Nëse ai akuzohet, kjo do të jetë çështja e parë penale e ngritur ndonjëherë kundër një ish presidenti amerikan.
Kjo akuzë do të kishte gjithashtu pasoja serioze për fushatën e tij për t'u bërë kandidati republikan për president në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
Për pesë vjet, prokurorët në Nju Jork kanë hetuar akuzat se paratë i janë paguar në emër të Trump-it, ish-yllit porno Stormy Daniels përpara zgjedhjeve presidenciale të 2016-ës.
Zonja Daniels pranon se ajo është paguar 130,000 dollarë nga ish-avokati i zotit Trump, Michael Cohen para zgjedhjeve të 2016-ës në këmbim të heshtjes për një lidhje të supozuar. Trump mohon se ata kanë pasur marrëdhënie seksuale dhe e ka hedhur poshtë rastin si të motivuar politikisht.
Ky është një nga rastet e shumta për të cilat 76-vjeçari po hetohet aktualisht, ndonëse ende nuk është akuzuar për asnjërin prej tyre dhe mohon të ketë kryer ndonjë shkelje. /A.S-Dritare.net

















