
Doktoresha Çomo feston sot ditëlindjen/ Manastirliu: Fjalët për të, nuk do të mjaftonin kurrë!
Dritare.net
Shefja e Infektivit, Najada Çomo, feston sot ditëlindjen. Për të sot nuk ka as festë dhe as pushim, por padyshim kjo do të jetë një ditë me plot urime dhe falënderime, për punën e saj të vyer, në këto ditë lufte. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e uroi përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan:
"Sot profesoreshë Najada Çomo ka ditëlindjen.
Sot, ashtu si në çdo ditë të vitit, ajo meriton përqafimet e të gjithëve ne, për përkushtimin dhe sakrificën e pashembullt, në shërbim të jetës.
Fjalët nuk do të mjaftonin kurrë, për të falënderuar këtë grua të fortë, e cila është vënë në krye të vijës së parë të frontit, në një prej betejave më të vështira më të cilat është përballur ndonjëherë shëndetësia dhe shoqëria shqiptare.
Edhe 100 Prof. Najada!", shkruan Ministrja Manastirliu./L.F-dritare.net

















