
Nga Isa Myzyraj
Pak metra larg hyrjes së Spitalit Nënë Tereza, gjendet edhe një “spital” i vogël, ku nuk kryhen vizita, por pihet kafe e gjëra freskuese.
Dr.Artisti, është një lokal i veçantë, ku kamerierët të shërbejnë me veshje doktori, doreza maska, madje edhe me stetoskop.
Në lokal ndodhet edhe Ministria e Brendshme, zyra ku sipas menaxherit të lokalit, Arditit merren vendimet e mëdha, pra arredimi dhe idetë që po tërheqin vëmendjen e njerëzve.
Nëse doni të shkoni në tualet, ndiqni “Urgjencës”, por kujdes, tualeti i djemve është tek Mjeku, dhe i vajzave tek Doktoresha.
Nga ana tjetër, nuk mungon depoja farmaceutike, ose kuzhina.
“Ideja për të krijuar Dr.Artistin erdhi nga Ministria e Brendshme, aty ne kemi disa persona që punojnë aty dhe nga lindin idetë. Gjatë kësaj kohe të pandemisë së koronavirusit, njerëzit e shohin si një ambient të ngrohtë, ku respektohen masat dhe u shërben një doktor”-shprehet Arditi./ Dritare.net

















